banner-800x400

Kemi kenaqesine t’ju njoftojme se me date 28 tetor ACITAD do te organizoje edicionin e dyte te eventit “Takimi Mbarëkombetar i Biznesit”.

Qëllimi i eventit është që të paraqesë edhe një herë arritjet dhe sfidat e të ardhmes për biznesin shqiptar, për të qenë përfaqësues dhe promovues i zhvillimit të ekonomisë shqiptare në tregun europian. Gjithashtu, me organizimin e këtij eventi ACITAD synon të stimulojë përmirësimin e klimës se biznesit në vend si dhe shkrirjen e barrierave të paragjykimeve që ekzistojnë ndërmjet faktorit të biznesit shqiptar të trevave të ndryshme.

Në këtë event do të jenë prezent anëtarë dhe miq të ACITAD, si dhe 170 përfaqësues të biznesit nga trevat shqiptare si Kosova, Maqedonia, dhe Mali i Zi të cilët do të mblidhen në Tiranë në datën 28 tetor 2015 për të zhvilluar takime dypalëshe ku do të kenë mundësi bashkëpunimi e shkëmbimi eksperiencash. Ky aktivitet njëditor do të permbyllet me një mbrëje gala të organizuar në Hotel Sheraton ku do të nderojë me pjesëmarrjen e tij kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama.

Për të marrë pjesë në takimet dypalëshe, ju ftojmë të shkarkoni duke klikuar këtu dhe të na e dërgoni te plotësuar brenda datës 20 tetor 2015. Formulari mund të plotësohet elektronisht duke shkruar informacionin në kutitë përkatëse dhe më pas mund të ruhet si dokument pdf. Përndryshe mund të plotësohet manualisht duke dërguar më pas kopjen e skanuar. Informacionet e përcjella do të përmblidhen në një katalog të gjithë firmave pjesëmarrëse në event. Bashkëngjitur do të gjeni gjithashtu edhe draft programin e eventit.

ACITAD është gjithmone e nderuar të promovojë bizneset anëtare dhe partnere të saj që, me profesionalitet dhe seriozitet, kontribuojnë në ndërtimin e një imazhi pozitiv të potencialit shqiptar dhe e përfaqësojnë denjësisht në tregun rajonal.

Ju lutemi te na kontaktoni per cfaredolloj sqarimi te nevojshem.

  • Lajme të tjera

    Oct 06
    Takimi mbarëkombetar i biznesit 2 Kemi kenaqesine t’ju njoftojme se me date 28 tetor ACITAD do te organizoje edicionin e dyte te eventit “Takimi Mbarëkombetar (...)

    » Read more

    Sep 15
    Balkan Energy Finance Forum 2015 The 8th annual Southeast Europe Energy event will unite key players from across the Energy industry, from both private and public sectors, (...)

    » Read more

    Dec 02
    Seminari “Përdorimi i praktikave globale të biznesit dhe teknologjisë në përmirësimin e organizatës tuaj’’ ACITAD, IPPM dhe Epoka University ju ftojnë në seminarin “Përdorimi i praktikave globale të biznesit dhe teknologjisë në përmirësimin e (...)

    » Read more

  • Eventet