ACITAD ( Albanian Chamber of International Trade and Develpment) organizon me datë 30 maj 2013, ora 15:00 në ambientet e Universitetit Bedër, Salla e Senatit, seminarin me temë “Rëndësia e komunikimit në organizatë” me referues z.Skender Brucaj.

 Ky seminar ka si synim të tij pasqyrimin e rëndësisë  që ka komunikimi efektiv në organizatë , si dhe paraqitjen e mënyrave më rezultative për përdorimin e mjeteve të komunikimit,mjete të cilat synojnë zhvillimin e aftësive komunikuese mes anëtarëve të organizatës .Komunikimi efektiv në organizatë është një nga faktorët kryesorë që ndikon në përkatësinë institucionale dhe në rritjen e performancës së përgjithshme  të stafit.

Z. Brucaj,referues i seminarit, është diplomuar në fushën e psikologjisë pranë Universitetit të Bosforit/Turqi gjithashtu i specializuar për sjelljet organizative dhe psikologjinë e punës. Ndërkohe ai ndjek  programin e doktoraturës në fushën e menaxhimit të cilësisë totale. Ai ka punuar si konsulent dhe drejtor ekzekutiv në disa organizata jo qeveritare  brenda dhe jashtë Shqipërisë. Aktualisht mban pozicionin e drejtorit tek “Qendra  për edukim të vazhduar dhe formim profesional”, pranë Universitetit Bedër.

  • Lajme të tjera

    Dec 02
    Seminari “Përdorimi i praktikave globale të biznesit dhe teknologjisë në përmirësimin e organizatës tuaj’’ ACITAD, IPPM dhe Epoka University ju ftojnë në seminarin “Përdorimi i praktikave globale të biznesit dhe teknologjisë në përmirësimin e (...)

    » Read more

    Oct 07
    7th Annual Balkan Energy Finance Forum Following the success of our 2013 event which attracted over 200 attendees from over 25 countries, our 7th Annual Balkan (...)

    » Read more

    Mar 24
    Eventi “Integrimi i biznesit shqiptar në BE” Me datë 26 mars 2014, ora 18:00 në ambientet e Sheraton Hotel, do të zhvillohet eventi ‘’Integrimi i biznesit shqiptar në (...)

    » Read more

  • Eventet