ACITAD organizon seminarin me teme ”Krimi financiar dhe elektronik. Format e shfaqjes dhe masat parandaluese qe duhet  te ndermarrin kompanite e biznesit” i cili do te organizohet me date 26 tetor 2013, e shtune, ne oren 11:00-13:00, Hotel Grand,rr. Ismail Qemali, ne zonen e ish-Bllokut, Tirane.

Referues ne kete organizim do te jene LLM.Bledar Maksuti, prokuror prane Prokurorise se Rrethit Tirane dhe Dr. Ilir Capuni, pedagog ne Departamentin e Inxhinierise Kompjuterike, prane Epoka University, Tirane.

LLM. Bledar Maksuti ka nje eksperience te gjere ne profesionin e tij. I diplomuar ne Universitetin e Tiranes pastaj ka vazhduar studimet pasuniversitare per master LLM ne City University, Londer. Ka mbajtur pozicione dhe detyra prane organizatave nderkombetare te akredituara ne Shqiperi si OSCE, IRC, BE dhe gjithashtu prane Prokurorise se Krimeve te Renda, Prokurorise se rrethit Kurbin, Prokurorise se Pergjithshme dhe se fundmi asaj te rrethit Tirane.

Dr.Ilir Capuni eshte diplomuar prane universitetit te Podgorices dhe ka mbrojtur graden doktor ne Boston University SHBA, per Shkenca Kompjuterike. Per disa vite ka dhene mesim prane universtitetit te Podgorices dhe me pas ne Boston University, aktualisht prane Epoka University.

Seminari do te permbaje nje paraqitje te formave te shfaqjeve te krimit financiar dhe elektronik, rasteve aktuale ne Shqiperi, pikat ku bizneset sulmohen nga krimi elektronik, masat parandaluese etj.

  • Lajme të tjera

    Oct 06
    Takimi mbarëkombetar i biznesit 2 Kemi kenaqesine t’ju njoftojme se me date 28 tetor ACITAD do te organizoje edicionin e dyte te eventit “Takimi Mbarëkombetar (...)

    » Read more

    Sep 15
    Balkan Energy Finance Forum 2015 The 8th annual Southeast Europe Energy event will unite key players from across the Energy industry, from both private and public sectors, (...)

    » Read more

    Dec 02
    Seminari “Përdorimi i praktikave globale të biznesit dhe teknologjisë në përmirësimin e organizatës tuaj’’ ACITAD, IPPM dhe Epoka University ju ftojnë në seminarin “Përdorimi i praktikave globale të biznesit dhe teknologjisë në përmirësimin e (...)

    » Read more

  • Eventet