Ne date 20 Nentor, 2015, Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA Bank) ne bashkepunim me BBI Bussiness Club, dhe me mbeshtjen e ACITAD – Dhoma Shqiptare e Tregtise Nderkombetare dhe Zhvillimit, organizoi eventin: Takime biznesi midis sipermarrjeve shqiptare dhe atyre Boshnjake me teme “Ura Bashkepunimimi Ndermjet Biznesit”.

Ky event mblodhi ne ambjentet e Hotel Tirana International, nje numer te konsiderueshem kompanish nga Bosnia Herzegovina, me qellim krijimin e lidhjeve ekonomike dhe te marrdhenieve te bashkepunimit midis komunitetit te biznesit ne Shqiperi dhe atij ne Bosnie dhe Herzegovine, vende te cilat i perkasin te njejtit rajon gjeografik.

Nder qellimet kryesore te ketij organizimi ishte promovimi i Shqiperise si nje potencial atraktiv per investime.

Njohja respektive me aktivitet e biznesit, zbulimi i mudesive per bashkepunim dhe partneritet, per shkembim tregtar, mundesi per implementim te projekteve te perbashketa te investimeve midis tyre apo edhe midis paleve te treta, mundesi per te hyre bashkarisht ne tregje te reja ne rajon dhe me gjere (Europe, Lindje e Mesme, Lindje e Larget); jane disa nga objektivat thelbesore qe ky event synon.

Bujqesia, Tregtia (eksport-import, tregti me shumice e pakice), Energjia, Turizmi dhe Zhvilimi infrastrukturor perbene disa nga industrite qe u perfaqesuan ne kete takim biznesi (B2B).