ACITAD në bashkëpunim me IPPM (Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen) dhe Universitetin Epoka, organizoi seminarin me temë: “Përdorimi i praktikave globale të biznesit dhe teknologjisë në përmirësimin e organizatës tuaj”.

Të ftuar si lektorë në seminar ishin G. Morgan Yeates, drejtor kërkimor për tregun global të Business Process Outsourcing pranë Gartner Inc., dhe Z.Randy Heffner, Zv.president dhe analist kryesor pranë Forrester Research.

Gjatë aktivitetit u diskutua lidhur me të rejat e teknologjisë moderne dhe praktikat e biznesit që po ndryshojnë mënyrën sesi kompanitë arrijnë synimet e tyre. Z. G. Morgan Yeates dhe Z. Randy Heffner, parashtruan disa nga metodat më efektive për zhvillimin e një biznesi përmes inovacioneve më të fundit të teknologjisë. Në fund të takimit, pati pyetje dhe diskutime që mbajtën të ndezur interesin e pjesëmarrësve.

Aktiviteti në fjalë që u mbajt në ambientet e Universitetit Epoka, në orën 13:00 u zhvillua në gjuhën angleze. Të pranishëm ishin anëtarë të ACITAD si dhe pedagogë e studentë të shumtë.