Me datë 12.11.2014 u arrit një marrëveshje bashkëpunimi midis ACITAD dhe IPPM-së në fushat e interesave të ndryshme reciproke e cila u firmos nga Presidenti i IPPM, z.Arben Malaj dhe Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të ACITAD, z.Blenard Dusrmishi. IPPM ( Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen) IPPM me qendër në Tiranë është i fokusuar në cështjet e politikave publike dhe të mirëqeverisjes duke zhvilluar kërkime dhe promovuar praktikat më të mira për qeverisjen e mirë në sektorët publik dhe privat duke u drejtuar nga parimet dhe integritetit publik. Fokusi kryesor i IPPM-së konsiston në zhvillimin e analizave të financës publike të Shqipërisë dhe të vendeve të Europës Juglindore.