NAPEC Innovation ConferenceMë datë 22 Prill 2013, NAPEC – North American Professionals and Entrepreneurs Council, në bashkëpunim me Federation of Balkan American Associations, BALKANSIAD dhe iSay Foundation, me partneritetin e Heinz College, Carnegie Mellon , Harvard Business School, Columbia Business School, Princeton Engineering, MIT Sloan School of Management, ISI – Institure for Social Innovation, etj organizojnë Konferencën mbi Inovacionin NAPEC.

ACITAD, në vazhdën e kërkimit të mundësive të reja për t’ja ofruar anëtarëve të saj të  interesuar, në bashkëpunim me organizatorët e këtij eventi  do të marrë pjesë me një delegacion përfaqësues.

Rreth Konferencës

Konferenca mbi inovacionin e organizuar nga NAPEC është një event networking shumë i rëndësishëm i cili sjell pranë ekspertë, pionierë dhe kërkues në fushën e inovacionit. Fokusi kryesor i konferencës është inovacioni në financë dhe në botën e biznesit. Eventi do të krijojë hapësirat e duhura që inovatorët të ndajnë idetë dhe mundësitë me një audiencë të gjerë profesionistësh. Risitë më të fundit në këto fusha do të shfaqen dhe do të demonstrohen gjatë kësaj konference. Është pikërisht ndërgjegjësimi mbi idetë madhore që mund të arrihet një treg më i gjerë.

Pritet që në konferencë të ketë rreth 500 pjesëmarrës nga gjithë bota. Mes sipërmarrësve dhe profesionistëve të suksesshëm në inovacion, do të ketë edhe studentë nga shkollat më të mira të biznesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të paraqesin projekte të ndryshme mbi ide biznesi inovative të cilat mund të formësojnë të ardhmen e produkteve dhe shërbimeve. Sfida e Inovacionit të NAPEC – NAPEC Innovation Challenge – është dizenjuar për të ndihmuar dhe mbështetur studentët të cilët kanë dëshirë të ndjekin një ide inovative biznesi, të zhvillojnë një teknologji në produkt të marketueshëm, ose që kanë një qasje të re mbi një problem të vështirë ose mbi një oportunitet imponues.

Programi i pasdites përfshin panele dhe folës të cilët do të diskutojnë dhe shfaqin risitë më të fundit në biznes dhe financë. Të ftuar për të folur në këtë event mes të tjerëve janë Mohamed Yunus, fitues i cmimit Nobel per Paqen; Bill Gross dhe Mohamed El-Erian, CEO nga PIMCO; dhe Emanur Rahman, nga London Clearing House.

  • Lajme të tjera

    Oct 06
    Takimi mbarëkombetar i biznesit 2 Kemi kenaqesine t’ju njoftojme se me date 28 tetor ACITAD do te organizoje edicionin e dyte te eventit “Takimi Mbarëkombetar (...)

    » Read more

    Sep 15
    Balkan Energy Finance Forum 2015 The 8th annual Southeast Europe Energy event will unite key players from across the Energy industry, from both private and public sectors, (...)

    » Read more

    Dec 02
    Seminari “Përdorimi i praktikave globale të biznesit dhe teknologjisë në përmirësimin e organizatës tuaj’’ ACITAD, IPPM dhe Epoka University ju ftojnë në seminarin “Përdorimi i praktikave globale të biznesit dhe teknologjisë në përmirësimin e (...)

    » Read more

  • Eventet