Rreth Shqipërisë
Pozita gjeografike

Shqipëria shtrihet në Evropën Juglindore, në Perëndim të Gadishullit Ballkanik, në koordinatat gjeografike: 39 16′ gjatësi dhe 42 39′ gjerësi. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km2.

Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km; nga të cilat 657 km janë vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse e lumenjve dhe 73 km e liqeneve.

Republika e Shqipërisë kufizohet në veri nga Mal i Zi, në veri-lindje nga Kosova, në lindje me Maqedoninë, kurse në jug dhe jug-lindje ajo kufizohet me Greqinë.

Në perëndim, Shqipëria laget nga deti Adriatik dhe deti Jon.

Lartësia mesatare është 708-m mbi nivelin e detit, pra dy herë më e madhe se ajo e Evropës.

Shqipëria përfshihet në zonën sub-tropikale me lagështirë të hemisferës veriore dhe në zonën me klimë mesdhetare.

Kromi, hekur-nikeli, bakri, qymyrguri, nafta dhe gazi janë disa nga mineralet nëntokësore më të rëndësishme që gjenden në Shqipëri.

Klima

Në zonat bregdetare ka një klimë mesdhetare mesatare me dimër të butë dhe të lagësht, verë të nxehtë dhe të thatë.

Në zonat malore mbizotëron klima mesatare kontinentale, dimër i ftohtë dhe i ashpër, vere e lagësht.

Relievi

Fushor (në Shqipërinë Perëndimore), Pllaja (në Shqipërinë Lindore),

Malor (në Shqipërinë Veriore dhe Qendrore);

Maja më e lartë: Mali i Korabit -2,753 m

Vija Bregdetare – 362 km

Popullsia

3,600,523 (Qershor 2009)

95% Shqiptare, 3% Greke dhe 2% te tjerë

Shkalla e rritjes se popullsisë 0.529%. (2009)

Kryeqyteti

Tirana (nga viti 1920)

Gjuha zyrtare

Gjuha Shqipe është një gjuhë indo-europiane dhe përfaqëson një degë të veçantë në familjen e gjuhëve indo-evropiane.

Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dëshmuar ekzistencën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe që në shekullin e dytë të erës sonë.

Emri “Shqipëri” zëvendësoi emrin e vjetër “Arbëri” (ose Arbani) në fund të shekullit XVII, për shkak të kushteve të reja historike të krijuara në këtë periudhë. Ky emër kishte për qëllim t’i jepte rendësi lidhjes midis emrit të vendit dhe gjuhës, e cila ne atë kohe quhej “Shqip”.

Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës bashkëkohore shqipe i përket vitit 1462. Vepra e parë letrare “Meshari” (Gjon Buzuku) u botua më 1555, dhe që nga ajo kohe gjuha shqipe është zhvilluar në dy dialekte kryesore, veçanërisht gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare:

“Gegërisht”, gjuha e folur në Veri të Shqipërisë, dhe
“Toskërisht”, gjuha e folur në Jug të Shqipërisë.

Alfabeti i gjuhës letrare shqipe ka 36 shkronja dhe përdoret alfabeti latin i aprovuar nga Kongresi Kombëtar i Manastirit më 1908.

Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) përdoret gjithashtu dhe në disa pjesë të populluara nga shqiptarë si Kosovë, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni.

Sistemi Politik

Republikë Parlamentare

Parlamenti shqiptar është parlament me një dhome dhe 140 deputetë, të cilët zgjidhen një herë në katër vjet me zgjedhje të përgjithshme.

Kushtetuta

Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë është aprovuar me referendum popullor më 28 nëntor 1998.

Festa Kombëtare

28 nëntor (Dita e Flamurit)

Flamuri

Flamuri Kombëtar i Republikës së Shqipërisë paraqitet me një shqiponjë të zezë me dy krerë dhe me krahë të hapura, e vendosur në qendër të një sfondi të kuq.

Emblema

Emblema e Republikës së Shqipërisë paraqitet me një shqiponjë të zezë, të vendosur në një mburojë të kuqe të tipit “variaz”. Mburoja e kuqe rrethohet nga një shirit i zi. Në pjesën e sipërme, me të kuqe është shkruar Republika e Shqipërisë.

Pasuritë Natyrore

Pasuri nëntokësore (Naftë, gaz natyror, krom, qymyrguri, hekur nikel, xeherore, mermer); Burime të konsiderueshme hidrike; Zona të konsiderueshme me pyje dhe kullota (rreth 38% e territorit të vendit). Burime të pashfrytëzuara në fushat e “Turizmit Blu”, “Turizmit Të Gjelbër” dhe “Turizmit Të Bardhë”.

  • Të reja

    Oct 06
    Takimi mbarëkombetar i biznesit 2 Kemi kenaqesine t’ju njoftojme se me date 28 tetor ACITAD do te organizoje edicionin e dyte te eventit “Takimi Mbarëkombetar (...)

    » Read more

    Sep 15
    Balkan Energy Finance Forum 2015 The 8th annual Southeast Europe Energy event will unite key players from across the Energy industry, from both private and public sectors, (...)

    » Read more



  • Lajme

    Shqipëri-Mal i Zi, nisin projektet e bashkëpunimit

    Risitë dhe përdorimi i produkteve Vileda Proffesional’

    280 subjekte të gjobitura gjatë kontrolleve për naftën

    Gjiknuri në Qipro për bashkëpunime në fushën e energjitikës dhe gazit

    Genti Sejko, Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë ?

  • Eventet