Fusha e veprimtarisë

  1. Të studiojë, promovojë, mbrojë dhe zgjerojë tregun brenda dhe jashtë vendit, tregëtinë, industrinë, turizmin, industrinë prodhuese, transportin detar, profesionet dhe të gjitha aktivitet e tjera të bisnesit, të mundësojë lidhje tregtare midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera ndërkombëtare.
  2. Të promovojë, mbështesë ose kundërshtojë legjislacionin Shqiptar ose të vendeve të tjera, ose masa të tjera të këtij lloji, të propozuara apo egzistuese, nëse ato prekin cilindo prej bizneseve të mësipërme.
  3. Të përmbledhë, publikojë, botojë, qarkullojë dhe gjithashtu të bëjë të njohur me anë të mjeteve të komunikimit, statistika tregtare e promocionale, boletine, informacione, ose dokumenta të çdo forme, që lidhen me bisneset e mësiperme.
  4. Zhvillon projektet e nevojshme në fushat teknike, kulturore, tregtare dhe sociale, bashkëpunon me institucione shtetërore dhe private.
  5. Organizon brenda dhe jashtë vendit, merr pjesë, nxit dhe stimulon anëtarët e saj të jenë pjesëmarrës në panaire, ekspozita, panele, seminare, kurse arsimimi, biseda të lira, shëtitje dhe aktivitete të ngjashme me to.
  6. Bashkëpunon në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo me koalicionet, dhomat, kooperativat, fondacionet, shoqatat, organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare dhe të ngjashme me to brenda dhe jashtë vendit.
  7. Organizon mbledhje, seminare, tryeza të rrumbullakëta, kurse, konferenca, duke përdorur organet e komunikimit në mënyrë të vazhdueshme ose të ndërprerë dhe me synim për të realizuar qëllimin e saj. Krijon dhe realizon projekte ku marrin pjesë institucione vendase dhe të huaja si p.sh. Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara, etj.
  8. Shoqata krijon projekte dhe grupe specialistësh duke organizuar anëtarët saj me fushë interesi të njëjtë, si dhe krijon grupet të ndryshme të anëtarëve të saj. Shoqata zhvillon aktivitete të ndryshme për këto grupe anëtarësh, me qëllim përshpejtimin e zhvillimit të gjithanshëm të anëtarëve të saj. Këto grupe anëtarësh mund të krijojnë logot e tyre, web-sitet e tyre dhe organet e tyre të veprimit dhe me vendimet që marrin nëpërmjet organeve të tyre mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre duke u përfshirë brenda statutit të shoqatës.
  • Të reja

    Oct 06
    Takimi mbarëkombetar i biznesit 2 Kemi kenaqesine t’ju njoftojme se me date 28 tetor ACITAD do te organizoje edicionin e dyte te eventit “Takimi Mbarëkombetar (...)

    » Read more

    Sep 15
    Balkan Energy Finance Forum 2015 The 8th annual Southeast Europe Energy event will unite key players from across the Energy industry, from both private and public sectors, (...)

    » Read more



  • Lajme

    Shqipëri-Mal i Zi, nisin projektet e bashkëpunimit

    Risitë dhe përdorimi i produkteve Vileda Proffesional’

    280 subjekte të gjobitura gjatë kontrolleve për naftën

    Gjiknuri në Qipro për bashkëpunime në fushën e energjitikës dhe gazit

    Genti Sejko, Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë ?

  • Eventet