Me datë 26 mars 2014, ora 18:00 në ambientet e Sheraton Hotel, do të zhvillohet eventi ‘’Integrimi i biznesit shqiptar në BE’’.

Ky event organizohet nga ACITAD (Albanian Chamber of International Trade and Development).  I ftuar nderi do të jetë kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, i shoqëruar nga anëtarë të rëndësishëm të kabinetit të tij qeveritar.

Qëllimi i eventit ‘’Integrimi  biznesit shqiptar në BE’’ është që të paraqesë edhe një herë sfidat e të ardhmes dhe punën e bërë deri tani nga biznesi shqiptar, për të qenë përfaqësues dhe promovues i zhvillimit të ekonomisë shqiptare në tregun europian.

ACITAD është e nderuar të përfaqësojë bizneset anëtare të saj, që me profesionalitet dhe seriozitet kontribuojnë në formimin e një imazhi konkret të potencialit shqiptar dhe e përfaqësojnë denjësisht në tregun europian.

Në këtë event do të jenë present edhe përfaqësues nga kompani biznesi prej disa shteteve të tjera si psh: Gjermania, Austria, Turqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia etj.

  • Lajme të tjera

    Oct 06
    Takimi mbarëkombetar i biznesit 2 Kemi kenaqesine t’ju njoftojme se me date 28 tetor ACITAD do te organizoje edicionin e dyte te eventit “Takimi Mbarëkombetar (...)

    » Read more

    Sep 15
    Balkan Energy Finance Forum 2015 The 8th annual Southeast Europe Energy event will unite key players from across the Energy industry, from both private and public sectors, (...)

    » Read more

    Dec 02
    Seminari “Përdorimi i praktikave globale të biznesit dhe teknologjisë në përmirësimin e organizatës tuaj’’ ACITAD, IPPM dhe Epoka University ju ftojnë në seminarin “Përdorimi i praktikave globale të biznesit dhe teknologjisë në përmirësimin e (...)

    » Read more

  • Eventet