Klima e Investimeve

Shqipëria është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë që nga viti 2000, ndërkohë që Marrëveshje të Tregtisë së Lirë janë nënshkruar me shumë vende. Gjatë viteve 2000-2009, ka pasur një rritje mesatare të PBB-së prej 6%, dhe gjatë viteve të krizës financiare rritja ishte 3.5% për vitin 2010, dhe 3.9% për vitin 2011.

Me vendosjen e saj strategjike në Ballkanin Perëndimor, me një ekonomi tregu në zhvillim, barrë taksash të ulëta dhe një fuqi punëtore të re, dinamike, të arsimuar dhe me kosto konkurruese, Shqipëria ofron mundësi të shumta për investitorët. Burimet e saja natyrore përfshijnë kapacitete të konsiderueshme persa i përket enrgjisë hidrike, diellore dhe të erës. Toka e saj pjellore ofron mundësi investimesh në bujqësi dhe bregdeti i saj prej më shumë se 400 km ofron një potencial të shkëlqyer për investime në turizëm. Shqipëria është e pasur me naftë dhe gaz dhe nëntoka e saj përmban depozita mineralesh të çmueshem si bakër, hekur dhe krom.

Reformat strukturore në fushën fiskale, administrative dhe ligjore me qëllim liberalizimin e tregtisë dhe lehtësinë e të bërit biznes, kanë rritur besimin e investitorëve ndaj Shqipërisë. Në vitin 2010, Shqipëria shënoi një rritje të Investimeve te Huaja Direkte (IHD). Sipas Raportit të Investimeve Botërore UNCTAD 2011, në Shqipëri, fluksi i investimeve, në vitin 2010 arriti në 1097 milion USD.

Fokusi për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë shqiptare do të mbetet në tërheqjen e IHD-ve me një vëmendje në sektorë ku ekonomia shqiptare ka potenciale të pashfrytëzuara si në aspektin e burimeve natyrore ashtu edhe në zhvillimin e sektorëve që janë ende të pazhvilluar si turizmi, energjia e rinovueshme, infrastruktura, agrobiznesi dhe shërbimet. Shqipëria ka një kuadër ligjor liberal përsa i përket investimeve të huaja i cili është hartuar për të krijuar një klimë të favorshme për investimet. Shqipëria ka nënshkruar nje seri Marrëveshjesh Dypaleshe për mbrojtjen e investimeve me vende të ndryshme si Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Austria, Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Rusia, Izraeli, Turqia, Serbia, Egjypti, Majlazia, Qipro, Kuvajti, etj.

Treguesit kryesorë makroekonomikë

Situata ekonomike

Shqipëria ka arritur një rritje pozitive ekonomike gjatë viteve të fundit, pavarësisht nga ndikimi i krizës financiare globale. Sipas të dhënave të INSTAT, rritja e PBB në vitin 2010 ishte 3.5% dhe në vitin 2011 ishte llogaritur 3.9%.

Reformat strukturore, të fokusuara në privatizim, liberalizimin e tregtut, klimën e biznesit, energjisë dhe sektorit financiar, kanë bërë të mundur që ekonomia shqiptare të jetë elastike dhe të mundësojë një klimë të favorshme për investime.

Në raportet e publikuara gjatë muajit dhjetor 2011, “Moody’s Investors Service” dhe “Standard and Poor’s”, rikonfirmojnë vlerësimin e tyre për Shqipërinë (B1 nga Moody’s dhe B+ nga S&P), si dhe këndvështrimin e tyre afatmesëm si “të qëndrueshëm” për ekonominë shqiptare. Ata theksojnë se Shqipëria në vitet e fundit ka demostruar një rritje të qëndrueshme ekonomike në nivelin 4%. Përveç rritjes ekonimike të viteve të fundit, kompanitë vlerësojnë veçanërisht potencialin e ekonomisë shqiptare për të pasur një rritje të qëndrueshme dhe të lartë në vitet në vijim.

Treguesit Ekonomik Kryesorë


Pozicioni i Konkurrueshmërisë së ekonomisë Shqiptare

Një tregues i fundit i rritjes ekonomike të Shqipërisë është “Raporti i Konkurrencës Globale 2011-2012” i Forumit Ekonomik Botëror, i cili e rendit Shqipërinë në pozicionin e 78-të nga 142 ekonomi, ndërsa Raporti i vitit 2010-2011 e renditi Shqipërinë në pozicionin e 88-të dhe ai i vitit 2009-2010 në pozicionin e 96-të.
Sipas raportit të Bankës Botërore “Doing Business, 2012″, në “Lehtësinë e të bërit biznes”, Shqipëria renditet e 82-ta nga 183 ekonomi. Në “Marrjen e kredisë” dhe “Mbrojtjen e investitorëve”, Shqipëria renditet përkatësisht në pozicionin e 24-të dhe 16-të.
Progresi aktual theksohet në një tregues tjetër të rëndësishëm “Indeksi i Lirisë Ekonomike” i cili është publikuar nga “Fondacioni Heritage” dhe “Wall Street Journal”. Sipas Indeksit të vitit 2012, rezultati i lirisë ekonomike të Shqipërisë është 65,1 duke e bërë atë të 57-tën në botë nga 164 vende/ ekonomi. Niveli i lirisë ekonomike është rritur me 1.1 pikë në krahasim me raportin e fund-vitit, ku Shqipëria u rendit e 70-ta me një rezultat prej 64 pikë.

Treguesit Kryesorë Rajonalë

Rregullat e tregtisë së jashtme

Shqipëria aplikon një regjim liberal tregu. Tregtia e jashtme është liberalizuar që në vitin 1990 dhe ndjek standartet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Tregtisë. Shqipëria është anëtare e OBT që prej vitit 2000 dhe aplikon regjimin e OBT mbi procedurën e licencimit të importit. Si rezultat i liberalizimit të tregut dhe procesit të vazhdueshëm të përafrimit të kuadrit rregullator doganor me standartet e sistemit të BE, importi dhe eksporti i mallarve, si rregull i përgjithshëm, nuk varen nga ndonjë autorizimi i veçantë. Marrëveshjet bilaterale ose multiraterale në të cilat Shqipëria është palë, mund të vendosin kuota ose kërkesa kontrollesh. Gjithashtu, nevoja për pajisje me licencë ekziston në rastin e disa mallrave specifikë me qarkullim të kufizuar brenda vendit siç janë mallrat ushtarake dhe strategjike, materialet radioaktive dhe substancat psikotrope, drogat etj.

Eksporti i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë takse të veçantë eksporti, tarife apo barriere tjetër. Gjithashtu, importi i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë detyrimi taksor importi përveç se detyrimit doganor. Importi i mallrave është subjekt i TVSH dhe disa produkte si duhani, pijet alkoolike dhe lëndët djegëse janë subjekt akcize.

Zhvillimet tregtare

Volumi i tregtisë në 2011 ka pësuar rritje në krahasim me vitin 2010, me rritjen e importit me 18.3% dhe eksportit me 22.6%. Gjatë 2011, importet arritën në vlerën 542,391 milion lekë (3865.11 milion euro), ndërsa eksportet në 197,427 milion lekë (1406.87 milion euro). BE vazhdon të jetë partneri kryesor i tregtisë së Shqipërisë duke siguruar 60% të importit dhe duke përfituar 72.4% të eksportit Shqiptar. Referuar volumit të tregtisë në vitin 2011, Shqipëria importon kryesisht nga Italia, Greqia, Kina, Gjermania dhe Turqia dhe eksporton në Itali, Kosovë, Turqi, Greqi, Spanjë dhe Gjermani. Italia dhe Greqia përfaqësojnë respektivisht 30.5% dhe 10.6% të importeve, dhe 50.9% dhe 5.1% të eksporteve.

Pothuajse 30% të eksporteve e zë grupi i “minerale, lëndë djegëse, elektricitet”.

32% të eksporteve dhe 9% të importeve e zë grupi i “tekstile dhe këpucë”.

Grupi i “makineri dhe pajisje” përfaqëson 20% të importeve.

Grupi i “materiale ndërtimi dhe metale” përfaqëson 15% të importeve dhe 21% të eksporteve.

Pas ratifikimit të vendeve anëtare të BE, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA) me Shqipërinë, nënshkruar më datë 12 qershor 2006, hyri në fuqi më datë 1 prill 2009. Pjesa e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) e cila konsiderohet si Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Shqipërisë dhe BE u nda nga marrëveshja e përgjithshme dhe hyri në fuqi në dhjetor 2006 nën titullin “Marrëveshje e Ndërmjetme”. Pas hyrjes në fuqi, MSA përfshiu Marrëveshjen e Ndërmjetme si pjesë të saj.

Eksportet shqiptare përfitojnë nga marrëveshjet e tregtisë së lire të nënshkruara nga Shqipëria me BE, vendet e CEFTA dhe EFTA, si dhe me Turqinë.

Burimi: www.aida.gov.al

  • Të reja

    Oct 06
    Takimi mbarëkombetar i biznesit 2 Kemi kenaqesine t’ju njoftojme se me date 28 tetor ACITAD do te organizoje edicionin e dyte te eventit “Takimi Mbarëkombetar (...)

    » Read more

    Sep 15
    Balkan Energy Finance Forum 2015 The 8th annual Southeast Europe Energy event will unite key players from across the Energy industry, from both private and public sectors, (...)

    » Read more



  • Lajme

    Shqipëri-Mal i Zi, nisin projektet e bashkëpunimit

    Risitë dhe përdorimi i produkteve Vileda Proffesional’

    280 subjekte të gjobitura gjatë kontrolleve për naftën

    Gjiknuri në Qipro për bashkëpunime në fushën e energjitikës dhe gazit

    Genti Sejko, Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë ?

  • Eventet